EMRAT/ Përfunduan në Lanë pas përplasjes së autobusit me veturën, mes të lënduarve dy shoferët

EMRAT/ Përfunduan në Lanë pas përplasjes së autobusit me veturën, mes të lënduarve dy shoferët

21:59, 29/04/2022

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku bën me dije se 5 persona janë paraqitur në spital për kontroll mjekësore.

Të lënduar lehtë kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, faturino 61 vjeç, drejtuesi i autoveturës Jurgen Rama, 27 vjeç,  një pasagjere e autobusit, F. Ç., 64 vjeçe, dhe pasagjeri i autoveturës, A. H., 27 vjeç.

Tiranë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco