‘Kuvendi i 30 prillit’/ Peka: PD inekzistente me Bashën! Pas 'Foltores' demokratët po rikthehen

‘Kuvendi i 30 prillit’/ Peka: PD inekzistente me Bashën! Pas 'Foltores' demokratët po rikthehen

19:29, 29/04/2022

Gazetari Çim Peka, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ me Juli Krisafin në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit të PD-së dhe Kuvendin e 30 prillit.

Peka ka theksuar se nuk po diskutohet më për bashkim mes demokratëve por për rikthim të tyre në parti, pasi PD-ja kishte tetë vite që ekzistonte si forcë politike.

Gazetari gjithashtu ka sulmuar edhe epokën Basha në PD ka përfunduar në 25 prill të vitit të kaluar.

Peka: Për të qënë korrekt, epoka e Lulzim Bashës ka përfunduar në 25 prill të vitit të kaluar. Nuk ka nevojë për 30 prillin e këtij viti, kur ai humbi dhe i dhuroi mandatin e tretë Edi Ramës, kur them humbi jam i bindur se zgjedhjet u vodhën, por për aq kohë sa Basha nuk bëri përpjekjen më të vogël për të provuar vjedhjen e zgjedhjeve siç premtoi në 26 prill, pra se fitorja është në kuti është komplet e dukshme se ai ka pranuar faktin se ka humbur. Epoka e Bashës nëse ka pasur një epokë, pra epoka e një kryetari që sillet si drejtues i një OJF-je ka përfunduar në 25 prill të vitit të kaluar.

A po i bashkon demokratët Kuvendi i 30 prillit? Unë them që demokratët nuk ekzistonin, një forcë që nuk ekziston në terren nuk mund të flasësh është e përçarë apo po bashkohen. Demokratët po rikthehen. Nuk mund të flitet për bashkim sepse kjo forcë politike nuk ekzistonte.

Qarqet kryesore gjatë tetë vite, kanë ndërruar pafundësisht kryetarë ose nuk kishin kryetarë. Kryetarët e degëve në rrethe nuk ekzistonin.

Në foltore kanë qënë me Sali Berishën të gjithë grupet rivale të cilët kishin tetë apo nentë vite që nuk komunikonin me njëri tjetrin. Nuk mund të flasim për bashkim apo përçarje por për rikthim të Partisë Demokratike.

620 mijë vota nuk erdhën si shkak i organizimit të PD-së por votë revolte kundër Edi Ramës. Ditët më të këqija të PD-së kanë mbaruar. Pas foltores kjo parti ka filluar rikthimin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco