Zvicra heq të gjitha kufizimet për Shqipërinë, ja kur nis lëvizja e lirë për qytetarët

Zvicra heq të gjitha kufizimet për Shqipërinë, ja kur nis lëvizja e lirë për qytetarët

19:05, 28/04/2022

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Sakaq, ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022. duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.

Për çdo informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, ministria ka vënë në dispozicion link-un https://punetejashtme.gov.al/harta/.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco