Përjashtimi i Berishës/ Yuri Kim mohon të ketë detyruar Bashën: E mori vetë vendimin

Përjashtimi i Berishës/ Yuri Kim mohon të ketë detyruar Bashën: E mori vetë vendimin

21:39, 19/01/2022

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mohuar të ketë detyruar Lulzim Bashën që të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, liderin historik Sali Berisha. 

Kim tha në 'Now' me Erla Mhillin në Euronews se vendimin e mori vetë Lulzim Basha.  

"Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur". 

Pjesë nga intervista

Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e ka bërë të qartë se u detyrua nga SHBA dhe ju për ta marrë këtë vendim. A është e vërtetë kjo? E detyruat ju dhe a duhet të funksionojë kështu demokracia?
Ambasadorja Kim
: Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur. Shiko, jemi të gjithë të rritur. Marrim vendime ose duhet të marrim vendime bazuar në informacion, bazuar në gjykimin tonë më të mirë. Ne i ofruam Z. Basha, siç bëjmë publikisht, informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat. Dhe, besoj se bazuar mbi atë informacion, Z. Basha dhe të tjerët morën vendimin e tyre.

Intervista e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco