Ndarja nga jeta e Ramazan Rragamit, Berisha homazhe ikonës së futbollit shkodran: E përfaqësoi me dinjitet qytetin që e deshi aq shumë

Ndarja nga jeta e Ramazan Rragamit, Berisha homazhe ikonës së futbollit shkodran: E përfaqësoi me dinjitet qytetin që e deshi aq shumë

13:51, 16/01/2022

Ditën e djeshme futbolli shqiptar, por jo vetëm humbi një prej ikonave të saj më të mëdha, Ramazan Rragamin. Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet e mbajtura në Shkodër në nder të legjendës së klubit të Vllaznisë, teksa ka dhënë edhe një deklaratë për mediat duke deklaruar se kujtimi i Rragamit do të mbetet gjithmonë i ndritur.

“ Nderime të mëdha legjendës së futbollit të Shkodrës dhe mbarë kombit shqiptar. Ai e përfaqësoi me dinjitetin më të madh qytetin që e deshi aq shumë. Futbollistët janë të dashur jo vetëm për mjeshtërinë në lojën me top, por edhe për atdhetarizmin. Ata janë qytetarë që lartësohen me hymnin dhe flamurin, ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Kujtimi i Rragamit do të mbetet gjithmonë i ndritur për aq kohë sa Shkodra të ketë futbollin dhe ta nderojë atë,” u shpreh Berisha në prononcimin për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco