Adriana Kalaja i përgjigjet Zhupës: Jep përgjigje për këto pyetje. Nesër i jap unë

Adriana Kalaja i përgjigjet Zhupës: Jep përgjigje për këto pyetje. Nesër i jap unë

23:23, 13/01/2022

Aktivistja Adriana Kalaja i ka kthyer përgjigje deputetes së Lulzim Bashës, Ina Zhupa e cila njoftoi padi ndaj Syrit për shpifje, lidhur me akuzën se bashkëshorti i saj është ortak në biznes me Mirel Mërtirin e inceneratorëve. 

Kalaja i drejtohet Zhupës me 5 pyetje duke i kërkuar që të japë përgjigje sonte, pasi nesër do të jetë vonë dhe një gjë të tillë ajo do ta bëjë vetë.

Përgjigjja e aktivistes
Deputete Zhupa, perpara se te akuzosh gazetarin e nderuar Çim Peka jep pergjigje se:
1. A ka bashkeshorti juaj 7 (shtate) kompani sipas publikimit te mesiperm?
2. A ka lidhje bashkeshorti juaj me kompanine Tirana DC te Bashkise Tirane e cila eshte ngritur per pastrim parash?
3. A eshre hetuar bashkeshorti juaj per evazion fiskal dhe çuditerisht eshte denuar vetem ortaku tjeter?
4. A ka lidhje bashkeshorti juaj me kompanite guace lidhur me inceneratoret?
Jep sqarime per publikun se neser i jap une.
Ups se harrova: 
Çfare lidhje keni me Taiwanin? 

Image

Akuza e Ina Zhupës për Syrin
Cim Peka po shpif live ne drejtimin tim!
Per informim te publikut: Me Mirel Mertirin me lidhin vetem qindra denoncime qe kam bere dhe i bej aferes se inceneratoreve dhe dy padi qe kam nga ai ne ceshtje civile edhe penale si perfaqesuese e PD qe e kam denoncuar vazhdimisht. Te dyja padite e fituara nga une kunder Mirel Mertirit!
Si anetare e komisionit te medias kisha vendosur qe shpifjeve te Syri.net, te shumta keto kohe ndaj meje, te marra copy paste nga kundershtaret e mi politik, mos ti pergjigjesha me padi si parim i lirise se medias.
Por cdo gje ka nje kufi dhe keni shkelur cdo kufi! As media nuk quheni me sepse jeni bere nje vegel propagandistike ne duart e nje familje.
Do perballemi bashke me padi ne gjykate! Padine do e bej ne respekt te qytetateve qe besojne te une dhe me kane votuar dhe ne respekt te familjes time qe degjon cdo dite, idiotsirat e shpifjet e nje makinerie llumi dhe mercenaresh!
Parate e fituara nga padia do i perdor per nje kurs falas per gjithe studentet e gazetarise me tematike: “Shpifja dhe lajmet e rreme! Modeli antigazetari-rast studimor Syri”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco