Boçi: Anëtarët e PD u provokuan, demokratët u goditën me sende nga lart

Boçi: Anëtarët e PD u provokuan, demokratët u goditën me sende nga lart

18:33, 13/01/2022

Deputeti Luciano Boçi, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, ka komentuar protestën e 8 janarit.

Boçi theksoi se anëtarët e PD-së janë provokuar, duke shtuar se janë demokratët janë goditur me sende nga lart.

“Protesta e 8 janarit ishte legjitime. Iu përplas demokarëteve dera në fytyrë. Na thanë fillimisht se po bëhen punime, ne thamë se selia është blinduar e ata na mohuan. Unë konsideroj se mënyra si u veprua ishte në mënyrë provokuese me anëtarët e PD-së.

Kjo se anëtarët e PD kishin ardhur vetëm të hyjnë në shtëpinë e tyre dhe na thanë se selia nuk është e blinduar, por demokratët gjetën blindimin e kjo ka rritur zemërimin e tyre. Nuk e mendoi njeri që blindimi të ishte kaq i rëndë, sepse edhe vetë drejtuesit e PD-së e mohuan atë. Dhuna erdhi nga lart. Kanë ardhur goditje nga lart, me goditje me tavolina e karrige e normalisht që do kishte reagim. Është vepër penale edhe shkopat e bejsbollit apo bishtat e kazmave”, deklaroi Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco