Avokati Nuraj: 8 janari ishte sulm, nga selia e PD u hodh lëndë që bllokonte frymëmarrjen

Avokati Nuraj: 8 janari ishte sulm, nga selia e PD u hodh lëndë që bllokonte frymëmarrjen

18:29, 13/01/2022

Avokati Ledio Nuraj, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, komentoi protestën e 8 janarit.

Nuraj theksoi se 8 janari ishte sulm, duke shtuar se është hedhur lëndë që bllokonte frymëmarrjen.

“Sali Berisha është thirrur si person që ka dijeni për ngjarjen. Vlerësohet si veprim në respekt të institucionit të Prokurorisë dhe për të zbardhur të vërtetën që ka ndodhur atë ditë. Është hedhur lëndë që bllokonte frymëmarrjen. Janë përdorur edhe mjete gazhedhëse. Janë përdorur mjete që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut.

Këta mjete përdoren nga njerëz të autorizuar zakonisht, ndërsa këtë herë janë përdorur nga njerëz joprofesionalë. Jemi përpara një sulmi. Ka pasur në seli njerëz me rrezikshmëri shoqërore. Kur këta mjete nisin që të përdoren, menjëherë hyjnë si të rrezikshme”, deklaroi Nuraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco