Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, humb jetën i vetmuari

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, humb jetën i vetmuari

07:40, 13/01/2022

Një burrë 55 vjeç me iniciale Gj.B ka humbur jetë sot në Vlorë, mëngjesin e sotëm, pasi zjarri ka përfshirë shtëpinë e tij.

Gj.B jetonte i vetëm në një shtëpi në lagjen Rilindja të qytetit dhe vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

Vdekja ka ardhur si pasojë e flakëve që ranë rreth orës 6:20, tha Policia e Vlorës në njoftimin zyrtar.

Një grup hetimor tashmë është ngritur për shkaqet e shpërthimit të zjarrit që çuan në vdekjen e 55-vjeçarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco