Qytetari në Burrel: Foltorja është si dielli, miku i Bushit s’mund të jetë armik i amerikanëve

Qytetari në Burrel: Foltorja është si dielli, miku i Bushit s’mund të jetë armik i amerikanëve

18:19, 23/11/2021

Një nga qytetarët e Burrelit, pjesëmarrës në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se Foltorja është si dielli.

Qytetari theksoi se miku i Xhorxh Bushit, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë armik i amerikanëve.

“Foltorja është si dielli. Iu them politikanëve dhe analistëve që shajnë Foltoren, mos ma gjuani me gurë, se do ua kthejmë kokës ata gurë. Si mund të jetë miku i Xhorxh Bushit armik i amerikanëve, është absurde.

Nuk e kam inat ambasadoren amerikane, por dua t’i them se meqë ka qejf të dalë në TV e na thotë se çfarë të hamë, të shkojë të futet në Big Brother. Analistëve dua t’u them të bëjnë dush, se janë analpista. Unë jam që të bëjmë shtëpi të fortë të përbashkët. Dua të them që mos rritet moshën e pensioneve sidomos për gratë, të mendohet për femrat shqiptare”, deklaroi qytetari matjan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco