VIDEO/ Berisha: Basha u zgjodh kryetar i PD në një proces kryekëput të manipuluar

VIDEO/ Berisha: Basha u zgjodh kryetar i PD në një proces kryekëput të manipuluar

17:28, 23/11/2021

'Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD përmes një procesi kryekëput të manipuluar'. 

Kështu u shpreh Sali Berisha nga 'Foltorja' e Matit, duke akuzuar Bashën se imitoi Edi Ramën duke zhdukur votën nga PD. 

"Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë. Procesi që zgjodhi ai për kryetar të PD ishte kryekëput i manipuluar. Edhe ky shkelmoi mbi votën. Na zgjodhi një kryesi pa votë, për herë të parë në hiostorinë e PD. Peng Basha që imiton Ramën, zhduku votën. 60% të Kryesisë e emëroi. Histori më të turpshme nuk ka, spostim i partisë drejt organizimeve komuniste. Kryesia nuk emërohet, Kryesia zgjidhet me votën e fshehtë të përfaqësuesve tuaj dhe vetëm atëherë është legjitime, por ai nuk e sillte te vota e  fshehtë sepse e dinte që nuk fitonte Kryesia e tij, ndaj shkeliu statutin me të dyja këmbët. Emëroi një Kryesi e cila në një akt ilegjitim dhe të turpit historik, vendos të thërrasë anti-Kuvendin e pluralizimit politik. Jam këtu nga ju për t'i bërë thirrje çdo anëtari Kryesie, nuk jeni të zgjedhur sipas statutit, jeni të emëruarit e Lulzim Bashës, përveç dy kryesuesve të forumit dhe 15 të zgjedhurve, jepni dorëheqjen dhe bashkohuni me Kuvendin rithemelues të PD". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco