VIDEO- SYRI TV/ Ilir Meta: Më 25 korrik 2022 rikthehem në politikë

VIDEO- SYRI TV/ Ilir Meta: Më 25 korrik 2022 rikthehem në politikë

11:21, 23/11/2021

Presidenti Ilir Meta rrëfen në Çim Peka Live prapaskenat e ‘30 qershorit’, bisedat me Lulzim Bashën, djegien e mandatave, reformën ne drejtësi, por edhe çfarë ka ndodhur në tryezën e  marrëveshjes se 17 majit.

Përballë gazetarëve, Andi Bejtja, Armand Shkullaku dhe Enton Abilekaj, kreu i shtetit tregon bisedat me Bashën për 30 qershorin, por edhe telefonatën me Ruçin duke deklaruar se telefoni i tij përgjohet. 

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti Meta paralajmëroi dërgimin e çështjet në Gjykatat Europiane.

Djegien e mandateve të opozitës Meta e cilësoi si një vendimi idiot. Teksa u ndal edhe tregoi detaje nga marrëveshja e 17 majit dhe refuzimi i Bashës. Meta shprehet se nuk e ka detyrë të sjellë PD në pushtet.

Kreu i shtetit shkon me tej ku u shpreh për një lojë 6-vjecare me intriga dhe theksoi se nëse ai nuk do të merrte masa, PD do të ishte ndarë në dy pjesë për shkak të votimit të reformës në drejtësi.

Meta rrëfen edhe raportin jo të mirë me Ramën si dhe platformën që i ka dërguar ambasadores se SHBA dhe kërkesa që i ka bërë Bashës për një reagim në tuitter për këtë çështje, por që mori përgjigje negative, madje as përgjigje në telefonin e tij.

Meta u shpreh se ka pasur një skenar të zi për ndryshimin e kufijve të Kosovës, që vazhdon ende, duke theksuar se ‘jam krenar që nuk e kam lejuar të ndodhë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco