Basha reagon për aksidentin tragjik në Bullgari: I shokuar, ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave

Basha reagon për aksidentin tragjik në Bullgari: I shokuar, ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave

09:03, 23/11/2021

Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit, kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona.

Basha shkruan, “I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur”.

Postimi i Bashës:

I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco