'S'ia zgjidhim dot hallin Metës'/ Kreu i shtetit: Po ngela në dorë të Bashës... Në hall është ai që shpall humbjen fitore

'S'ia zgjidhim dot hallin Metës'/ Kreu i shtetit: Po ngela në dorë të Bashës... Në hall është ai që shpall humbjen fitore

21:05, 22/11/2021

Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave të Lulzim Bashës se ai është në hall dhe 'hallin nuk ia zgjidhin dot demokratët'. 

Kreu i shtetit tha në Çim Peka Live se ai nuk ka asnjë hall, ndërsa shtoi se në hall është ai që bojkoton zgjedhjet dhe shpall humbjen fitore, duke iu referuar Bashës. 

"Unë nuk kam asnjë hall dhe nëse unë ngelem nw dorën e zotit Basha për të më zgjidhur ndonjë hall, apo të ndonjë tjetri, halli kurrë mos pastë mëshirë dhe keqardhje për Ilir Metën. Por dikush tjetër është në hall, zgjedh bojkotin, shfajësimin dhe ka zgjedhur gjithmonë të shpallë humbjen fitore", tha Meta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco