‘Do mësoni gjëra të pabesueshme’/ Berisha rrëfen pabesitë e turpshme të Bashës

‘Do mësoni gjëra të pabesueshme’/ Berisha rrëfen pabesitë e turpshme të Bashës

19:54, 21/11/2021

Në takimin me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas, ish-kryeministri Sali bëri të ditur se tashmë janë firmosur rreth 5 mijë formularë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Berisha foli për kryetarin aktual të PD-së si një njeri i marr peng nga Rama dhe tha ndër të tjera se në takimet që bënte me ambasadoren amerikane, Basha i kërkonte të dilte jashtë zyrës, pasi sipas tij përgjohej nga Berisha.

Berisha: Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha. Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?

Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë. Do gjeja 100 mënyra të vija te ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco