E reja tenton të vrasë veten me thikë në banesë, jashtë rrezikut për jetën

E reja tenton të vrasë veten me thikë në banesë, jashtë rrezikut për jetën

20:46, 20/11/2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Maliq të Korçës.

Një e re 22 vjeçe ka tentuar të vrasë veten me thikë në banesë. Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco