Durrës, arrestohen tre refugjatë me viza falso dhe gjermani që i ndihmoi të kalonin kufirin

Durrës, arrestohen tre refugjatë me viza falso dhe gjermani që i ndihmoi të kalonin kufirin

08:41, 25/10/2021

Tre persona , shtetas të huaj, kanë tentuar të kalojnë Pikën Kufitare të Durrësit me viza gjermane falso në pasaporta, por ata u zbuluan dhe u arrestuan   falë një operacioni të zhvilluar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës. Bashkë me u arrestua dhe një shtetas gjerman që i ndihmoi.

Policia e Durrësit tha se të arrestuarit janë:

A. H., shtetas gjerman, për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave";

A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez

M. H., 33 vjeç dhe M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Ata kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit t

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco