Basha hedh poshtë zërat mbi kandidatët e tjerë: Janë thashetheme, nuk po kandidojnë që të marrin poste në PD

Basha hedh poshtë zërat mbi kandidatët e tjerë: Janë thashetheme, nuk po kandidojnë që të marrin poste në PD

19:35, 25/05/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me strukturat e PD në Pogradec, i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur mbi kandidatët në garë, ku ka zëra se janë futur në garë për të fituar pozicione në parti.  

Kryetar ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozicione në parti, është e vërtetë kjo?

Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco