‘Do e bëjmë non grata gjithë lagjen e Saliut’-Iriqi bisedon me sekretarin amerikan, Blinken

‘Do e bëjmë non grata gjithë lagjen e Saliut’-Iriqi bisedon me sekretarin amerikan, Blinken

17:21, 24/05/2021

Iriqi: - Mbi ç’prova e morët vendimin për Sali Berishën?

Blinken: - Kishim shumë prova. Në fakt nuk kishim prova fare, por para ca ditësh erdhi në Uashington Lali Eri, e na zbrazi mbi tavolinë një thes me fakte.

Iriqi: - E njihni Lalin?

Blinken: - Jo. Po ai njeh Sorosin, unë njoh Sorosin, pra jemi të dy të së njëjtës ëmbëltore.

Iriqi: - Kuptoj. A mund te më thuash ca prova?

Blinken: - Po,sa të duash. Së pari, Berisha e mbushi parlamentin me banditë, me kusarë, me vrasës dhe trafikantë. Do emra? Ja, një Ndoka, Ndoka nga Lezha, një Frroku, Frroku nga Puka, një...

Iriqi: - Këta i ka në parti Rama, jo Berisha.

Blinken: - Ashtu thua ti,por ne besojmë Lalin, jo ty Iriq. E di ti që një përdhunues minorenësh u bë prej Saliut kryetar Bashkie? Një Roshi, Roshi a si quhet. Të kishte ndodhur kjo në Amerikë, karrigia elektrike është pak. Do më prova?

Iriqi: - Po.

Blinken: - Na informuan se Berisha në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017 ka vjedhur vota me thasë. Lali Eri i ka përgjimet, i botoi dhe te revista ‘Bild’.  E për më keq këtyre banditëve jo nuk u ndodhi gjë, por njërin, Ndreu, Ndreu që ishte aktiv në përgjime, që kërcënonte mësuesit t’i hiqte nga puna në se nuk ia jepnin votën Saliut, e bëri kryetar bashkie në Lezhë. E sheh se si e varrosi demokracinë ky  Saliu! Do më? Do dhe një tjetër bombë fare?

Iriqi: - Po, po.

Blinken: - Gruas së një kryebashkiaku Berisha ia ka shkulur fëmijën nga barku more. Tmerr, tmerr, tmerr.

Iriqi: - Po ajo nuk ishte shtatzënë fare, si ia shkuli fëmijën?

Blinken: - E di ti në ishte apo jo shtatzënë, apo e di burri i saj në ishte apo jo shtatzënë? Ja dhe një tjetër që ne nuk ia falim Saliut.

Iriqi: - Cila?

Blinken: - Fakti që Saliu minoi fjalën e lirë. Mbylli brenda natës televizionin ‘Agon Channel’. Dhe kush e hëngri nga ky dhunim demokratik? Populli shqiptar. Do paguajë nga xhepi i vet plot 130 milionë euro. Do varfërohen më tej të mjerët shqiptarë. Për oi, oi, oi.

Iriqi: - E ka mbyllur Rama këtë televizion, jo Berisha.

Blinken: - Unë kam mbi tavolinë dokumente, Iriq. Ti ke fjalë pazari. Por prapë them se Berisha është me fat.

Iriqi:- Pse?

Blinken: - Se me kaq prova dhe fakte sa të përmenda ai duhej dënuar jo vetëm si person, por duhej dënuar mbase krejt lagja ku banon, ose më e pakta të dënohej pallati komplet. Me gjithë garazhet ama. E kupton që jemi treguar tolerantë?! Ik, tani, mos e hash edhe ti ndonjë non grata nga poshtë ferrës. Ik...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco