LSI ankimon vendimin e KAS për Gjirokastrën, kërkesa shkon në kolegj

LSI ankimon vendimin e KAS për Gjirokastrën, kërkesa shkon në kolegj

14:45, 24/05/2021

Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet që të dërgoj sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën.

Të njëjtën gjë pritet që ta bëjë edhe PD.

Pas rrëzimit të kërkesave nga KAS për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun Gjirokastër, LSI paralajmëroi se vendimin do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

Ajo e cilësoi vendimin e KAS si vendimmarrje politike.

Në kërkesën ankimore të depozituar në KAS, LSI argumentoi se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht këtë force politike në zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco