FOTO/ Basha: Integrimi në BE, interesi më i madh për të përmirësuar të ardhmen e shqiptarëve

FOTO/ Basha: Integrimi në BE, interesi më i madh për të përmirësuar të ardhmen e shqiptarëve

17:33, 23/05/2021

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

Gjatë takimi, Basha i siguroi ministrat se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmiresuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

Ne këto zgjedhje qeveria përdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre.

 Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre u u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco