Samiti i Brdo-Brijunit/ Meta: Anëtarësimi në BE përparësia më e lartë strategjike e Shqipërisë

Samiti i Brdo-Brijunit/ Meta: Anëtarësimi në BE përparësia më e lartë strategjike e Shqipërisë

18:01, 17/05/2021

Nga samiti i Brdo-Brijunit që po mbahet në Slloveni, Presidenti Meta ka bërë edhe njëherë të ditur se anëtarësimi I Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vazhdojë të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë.

‘Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco