Elton Debreshi: Besa-besë me minatorët, ja pse vendosa të kandidoj i pavarur në Bulqizë

Elton Debreshi: Besa-besë me minatorët, ja pse vendosa të kandidoj i pavarur në Bulqizë

21:35, 06/04/2021

Në lidhje direkte me A-Show, Elton Debreshi, kandidat i pavarur në Dibër, ka treguar kurajon që ka gjetur për të dalë i pavarur si edhe gjobën prej 50 milionë lekë që i kanë vendosur për ti mbyllur gojën.

‘Kurajo dhe forca jona ka qenë prej vitesh në kauzat ndryshe ndaj minatorëve dhe që janë përdorur nga politika. Ndaj edhe me krijimin e sindikatës së re të minarorëve të bashkuar të Bulqizës, minatorët u gjetën në mëshirë të fatit, duke u përçmuar nga pushteti sot dhe nga pronari që i ndëshkoi fort, duke i hequr nga puna. Ideja ka ardhur nga sindikata me qëllim që të nxjerrë një minator sepse ai na përfaqëson ne.

Ne këtë herë kemi lidhur besën me njëri-tjetrin, me minatorët dhe familjarët e tyre. Ata e shikojnë si shpresën e tyre të vetme kandidaturën tonë si minatorë. Gjobat ata po i vendosin sipas qefit.

Po na godasin neve që jemi të pambrojtur nga ana ligjore dhe e parave, Po shikojmë tubime si po i bëjnë subjektet partiake që po hedhin valle dhe ne një grup i vogël në shenjë falenderimi ndaj minatorëve, vijnë dhe na vendosin gjoba 50 milionëshe. Ky është turp. Nuk kam se si të paguajë këtë gjobë se as shtëpia që kam nuk ka atë vlerë. Por kjo nuk na frikëson fare. Mua nuk më ka bërë përshtypje fare.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco