FOTO/ Kush është i plagosuri në Durrës, konfliktet për pazaret e prishura të drogës

FOTO/ Kush është i plagosuri në Durrës, konfliktet për pazaret e prishura të drogës

20:55, 22/03/2021

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Durrës, ku pas një konflikti midis dy personave, njëri prej tyre mbeti i plagosur me armë zjarri.

Personi i plagosur, siç shikohet edhe në foton e siguruar, është i riu Arbër Tivari.

Ky i fundit njihet nga policia e Durrësit si person me precedend penalë.

Mbrëmjen e sotme Tivari është përplasur fillimisht me shtetasin Ardit Buçpapa.

Dyshimet e para janë se këta dy shtetas janë konfliktuar fillimisht për pazaret e drogës, pasi janë të skeduar si shpërndarës të lëndëve narkotike në doza të vogla në qytet.

Më pas ata janë përplasur me makinat respektive, ku sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, ku Tivari ka mbetur i plagosur në dorë dhe ka përfunduar në spital.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco