Dëborë në Korçë, ja si është gjendja e rrugëve, probleme edhe me furnizimin me energji

Dëborë në Korçë, ja si është gjendja e rrugëve, probleme edhe me furnizimin me energji

09:15, 21/03/2021

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore të cilat vazhdojnë ende me alternime.

Trashesia e borës varion nga 5 cm deri ne 15 cm. Në qytetin e Korçes ka rreth 5 cm borë.

Ne rrugen e Dardhes nga km 8 - km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Veshtiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles ne rrugen e Doganes Gorice.

Nuk ka probleme ne rruget e tjera nacionale dhe rurale të qarkut.

Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lageshtisë së madhe në rrugë.

Nga informacioni i dhene nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga rreshjet e borës dhe lageshtira janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në fidrat qe mbulojnë zonën e Vithkuqit bashkia Korçë, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq se bashku me fshatrat rreth tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco