Masakrimi i shqiptares në Bruksel/ Prindërit iu vranë në një ditë 19 vite më parë në Divjakë

Masakrimi i shqiptares në Bruksel/ Prindërit iu vranë në një ditë 19 vite më parë në Divjakë

17:14, 16/03/2021

Një shqiptare u ekzekutua në mënyrë mizore nga një i sëmurë me probleme të rënda të shëndetit mendor në një ngjarje të ndodhur në një hotel në Bruksel, ku e reja punonte si sanitare.

Xhuljeta Lala, 33 vjeç, u gjet e masakruar në dhomën e saj me një fikëse zjarri.

Autori tashmë është arrestuar, dhe siç është bërë e ditur ai është një 36 vjeçar francez, i cili ishte arratisur nga një institucion psikiatrik në Marsejë të Francës.

Sipas detajeve, autori ishte shfaqur lakuriq në corridor, pasi kishte rrëmbyer një fikëse zjarri aty, më pas kishte hyrë në dhomën e hapur ku ndodhej shqiptarja dhe e kishte goditur brutalisht duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

I pari që zbuloi skenën ishte një anëtar i sfafit të hotelit.

Autori sipas tij qëndronte i zhveshur përballë viktimës dhe mbante të kryqëzuar kyçet e duarve, duke improvizuar arrestimin e tij.

"Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull”,- tha ai.

Por ajo që e bën edhe më tragjike fatin e Xhuljeta Lalës është fakti që ajo kishte humbur edhe prindërit e saj, 19 vite më parë, të cilët ishin vrarë nga një person nga Divjaka.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco