Meta: Duhet një Nuremberg shqiptar, ministrja e Drejtësisë sot duhej të ishte në burg

Meta: Duhet një Nuremberg shqiptar, ministrja e Drejtësisë sot duhej të ishte në burg

22:03, 15/03/2021

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të shumta, në lidhje me qeverinë.

Sipas Metës, për të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të ketë një Nuremberg shqiptar.

Ai ka hedhur akuza të shumta ndaj ministres së Drejtësisë.

‘Për të gjithë ata që janë përfshirë në krime për të mbajtur Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe që i kanë kushtuar Shqipërisë miliarda e miliarda euro, për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar.

Në Nurembergun shqiptar do shkojne te gjithe ata qe prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalen’, tha Meta.

‘Ministrja e Drejtesise sot duhet te ishte ne burg. Pergjigjen qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranes

Një njeri që vë në diskutim shtetin e Kosovës.

Një njeri që vë në diskutim integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, ai nuk ekziston më në planet politike të Ilir Metës’, deklaroi Ilir Meta në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco