Meta: Shqiptarët kujtojnë me krenari rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA

Meta: Shqiptarët kujtojnë me krenari rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA

19:16, 15/03/2021

Presidenti Meta ka përshendetur 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA, të cilin e cilëson si një ditë të shkëlqyer për shqiptarët.

‘Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.

Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco