E hënë e zezë, një tjetër person i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

E hënë e zezë, një tjetër person i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

11:35, 15/03/2021

Një 78-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Përmet. Mësohet se i moshuari e ka kryer aktin në gjendje të rëndë depresive, dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 10:55, njoftohemi se në lagjen “Partizani”, Përmet shtetasi Xh. M., rreth 78 vjeç, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Gjirokastrës.

Më herët një 39-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati në Gjirokastër, duke humbur jetën, disa minuta më pas në spital. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco