'Largimi i të rinjve', Basha: Problemi nuk zgjidhet duke ikur! Më 25 prill, ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

'Largimi i të rinjve', Basha: Problemi nuk zgjidhet duke ikur! Më 25 prill, ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve

18:52, 13/03/2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogla, nga ku ka theksuar se ‘problemi i largimit të të rinjve, nuk zgjidhet duke ikur prej problemit, por duke e zgjidhur në vendin tënd’.

‘Në qoftë se ne thithim investitorë të huaj dhe bashkojmë forcat me investitorët vendas për të hapur biznese, fabrika, atëherë është e mundur që rinia e kualifikuar të gjejë vendin e vet në profesionin e vet’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Problemi nuk zgjidhet duke ikur prej problemit, por duke e zgjidhur në vendin tënd. Në qoftë se ne thithim investitorë të huaj dhe bashkojmë forcat me investitorët vendas për të hapur biznese, fabrika, atëherë është e mundur që rinia e kualifikuar të gjejë vendin e vet në profesionin e vet. Më 25 prill është dita që t’ia kthejmë Shqipërinë dhe pasuritë e Shqipërisë shqiptarëve. #SHQIPERIAFITON

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco