Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës dhe Bosnjës në NATO, rrënon ‘Doktrinen e Putinit’

Anëtarësimi i shpejtë i Kosovës dhe Bosnjës në NATO, rrënon ‘Doktrinen e Putinit’

Nga Melazim Koci - 05/02/2022

Tensioni rreth Ukraines eshte krize e paralajmeruar shume vite me pare, perkatesisht nga casti kur presidenti i Rusise, Vladimir Putin deklaroi se shperberja e Bashkimit Sovjetik ishte "katastrofa me e madhe gjeopolitike e shekullit". Pavaresisht nese Moska do te beje ose jo agresion ushtarak ne Ukraine, duket se kthim ne situaten e para grumbullimit te forcave ushtarake ruse nuk do te kete.

Ne kete aspekt revista e specializuar "Foreign Affairs" ne nje analize me titullin "Doktrina e Putinit" pohon:

"Rezultati perfundimtar i krizes mund te jete riorganizimi i trete i sigurise Euro - Atlantike nga viti 1940. I pari, kishte te bente me konsolidimin e Jaltes ne dy blloqe rivale ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. I dyti, doli ne skene ne periudhen 1989/91, me kollapsin e bllokut komunist/Bashkimit Sovjetik dhe me synimin e Perendimit per krijimin e nje Evrope te 'bashkuar dhe te lire'. Me levizjen kunder Ukraines, Putin eshte duke sfiduar kete rend. Kriza aktuale ka te beje me synimin e Rusise per riberje te kufinjeve te pas Luftes se Ftohte dhe rivenje te ndikimit te Moskes mbi gjysmen e Evropes, gjithnje me pretekstin e garancave per sigurine  e saj".

Ky pohim i "Foreign Affairs" behet shume i besueshem nese veshtrohet ne prizmen e njeres nga kerkesat e Rusise derguar Perendimit, qe u artikulua nga ministri i Jashtem, Sergej Lavrov, dy jave me pare:

"Ne po flasim per terheqjen e forcave te huaja, te pajisjeve dhe te armatimeve, si dhe ndermarrjen e hapave tjere, per t'u kthyer ne kuadrin qe kishim ne vitin 1997 ne vendet jo anetare te NATO-s. Kjo perfshine Bullgarine dhe Rumanine ".

Lavrov pa asnje ambiguitet kerkon daljen e vendeve te ish bllokut lindor nga NATO sepse te gjitha jane anetaresuar nga ose pas vitit 1999. Ne kete deklarate absurde beri pershtypje fakti qe Lavrov apostrofon specifikisht Rumanine dhe Bullgarine, qe logjikshem ngre dyshimin se ne shenjester te Moskes, pas Ukraines eshte Ballkani. Pikerisht kete kishte paralajmeruar "Foreign Affairs" ne analizen tjeter te titulluar "Rusia luan me zjarrin ne Ballkan":

"Perpjekjet e Putinit per te destabilizuar Ballkanin jane pjese e misionit te tij per te rifuqizuar Rusine si ndermjetes global. Kremlini po shfrytezon Kishen Ortodokse per te destabilizuar vendet e Ballkanit. NATO duhet me shpejtesi te perfshije Bosnjen dhe Kosoven ne Aleancen Veriatlantike. Ky do te ishte mesazh se Ballkani nuk do te braktiset ne betejen kunder Rusise dhe se Putini nuk do te percaktoj te ardhmen e NATO-s".

Rekomandim te ngjashem gjate veres se kaluar kishte bere edhe Qendra "Ëoodro Ëilson" ne Ëashington DC, qe kishte kerkuar pergatitje te terenit per anetaresim te Kosoves ne NATO deri ne vitin 2027. Zhvillimet rreth Ukraines me gjase kete afat (2027) e kane bere me urgjent ne aspektin kohor. Qendra "Ëoodro Ëilson" gjithashtu kishte theksuar qe nese do te kishte kundershtim per anetaresimin e Kosoves ne NATO (vetoja eventuale e vendeve qe nuk kane njohur pavaresine e Kosoves), atehere SHBA, Britania e Madhe dhe disa vende tjera evropiane do te nenshkruanin Marreveshje per ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes me Kosoven, te ngjashme me ato qe SHBA ka me Korene Jugore.

Sidoqofte, ka shume sinjale se paralelisht me Ukrainen, kriza mund te bartet lehtesisht ne Ballkan. Serbia tash sa kohe ka lansuar projektin e "botes serbe" qe nuk eshte tjeter pos eufemizem per Serbine e Madhe. Ajo nuk mund te realizohet pa mbeshtetjen politike, ekonomike dhe ushtarake te Rusise. Mbetet ne doren e Perendimit dhe forcave vendore ne Kosove, Shqiperi, Bosnje dhe Malin e Zi te ballafaqohen me kete projekt shkaterrimtar serbo - rus dhe me perfshirjen e Kosoves dhe Bosnjes ne NATO te flakin "Doktrinen e Putinit" ne Ballkan.

Nese operacioni i Perendimit per "shpetimin" e Ukraines duket paksa i vonuar, Ballkani eshte arena ku mund dhe duhet te ndalen tendencat e Kremlinit per rivendikime gjeopolitike dhe ndarje te reja te sferave te interesit.

Ne fund te fundit, nuk eshte Rusia fituese e Luftes se Ftohte, qe sot te diktoj kushtet e paqjes ne Ballkan dhe Evrope.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco