Pa dhëmbë në gojë!

Pa dhëmbë në gojë!

- 11/05/2024

Nga Erion Dasho.

Me rritjen e ndjeshme të e tatimit për profesionet e lira, qeveria u vuri një barrë të rëndë në kurriz të gjithë profesionistëve. Çuditërisht, me përjashtim të disa ankimeve në rrjetet sociale, nuk u pa asnjë protestë, ankim apo formë tjetër rebelimi ndaj arbitraritetit të qeverisë.

Sot shqiptarët mësojnë se avokatët kanë rritur çmimet me 20% si pasojë e kësaj mase. Ndërsa jo çdokush ka nevojë për shërbime avokatie dhe mund ta kalojë me një "Ç'më duhet mua?", pritet që të dytët në radhë të jenë dentistët.

Për shërbimin dentar, çdo person që ja mban xhepi (pasi në Shqipëri nuk ka siguracion shëndetësor dentar), ka nevojë disa herë në vit. Kjo përkthehet në disa mijëra lek më tepër çdo vit që shkojnë për të mbushur arkat nga të cilat paguhen më pas incineratorët, koncesionet e shëndetësisë, rrugët dhe shkollat që ndërtohen me çmime shumë fish më të larta, etj. Kjo në kohën kur hajdutët 5D të qeverisë dhe bashkisë shpallen "investitorë strategjikë" dhe nuk paguajnë taksa për pastrimin e pareve të grabitura.

Përvoja botërore dhe analizat enekonomistëve të shëndetit tregojnë se shërbimet dentare janë nga shërbimet shëndetësore me çmim-sensitivitetin më të lartë. Kjo do të thotë se atij që nuk ja mban xhepi të paguajë, i shmang këto shërbime, për të përfunduar pa dhëmbë në gojë!

Këtu po i katandis rilindja dhe Borati shqiptarët, të varfëruar dhe pa dhëmbë! Dhe, sipas Boratit, "Nuk kemi parë gjë akoma"...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco