Dhuna ndaj avokatit/ Tirania nuk ka brina

Dhuna ndaj avokatit/ Tirania nuk ka brina

- 30/05/2024

Nga Bislim Ahmetaj/

Mendojeni për një moment të vetëm sikur ajo që i ndodhi dje Avokatit Sokol Mengjesi, ti kishte ndodhur Kryeprokurorit të SPAK-ut Altin Dumani, apo Kryegjygjtares së Gjykates së Posaçme, Irena Gjoka.

O perendi çfarë "fortune" qëndrimesh dhe deklaratash do të kishin vershuar nga të katër anët e globit, që nga DASH-i e deri në Bruksel.

O zot çfarë terrori dhe reprezaljesh do të kishte perjetuar kryeqyteti, veprime të urdhëruara nga Edi Rama dhe të mbështetura nga gjirizi mediatik i prodhuar prej tij.

Gjykoni ftohtë, veçse me dorë në zemër.

Ai që paragjykon (prokurori) dhe ai që gjykon (gjykatësi) në shoqërinë që po jetojmë dhe po rrisim fëmijët tanë, ka vlerë dhe çmohet, një mijë herë më shumë, se ai që të mbron nga e keqja dhe kercènimet (avokati).

A e kuptoni o njerëz se sa pak vlere ka jeta juaj, e jona!?!

Tirania nuk ka brina.

Mos u çudisni kur ndonjë ditë qeveria të paraqes në parlament projekt-ligjin që urdhëron "qytetarët" të mos i mbyllin më dyert e shtëpive.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco