Presioni publik po kryen punë!

Presioni publik po kryen punë!

Nga Enver Robelli - 04/02/2022

Brenda 24 orëve deputetët dhe deputetet e partisë në pushtet (VV) tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Partitë e tjera deri në këtë moment po heshtin. Siç kanë heshtur prej se është miratuar rregullorja a dispozita për mbulimin e shpenzimeve.

Kjo me sa duket nuk e ka penguar askënd qe gati 15 vjet.

Llava "paramediale" kundër dallavareve me derivate u vu në lëvizje vetëm në 24 orët e fundit.

Ashiqare po shihet se prej vitesh ka dështuar Zyra e Financave të Kuvendit, që nuk ka verifikuar se a po udhëtojnë vërtet deputetet dhe deputetët në distancat që kanë deklaruar apo jo. Kush jeton në Prishtinë dhe shtiret sikur po udhëton nga qyteti apo fshati i lindjes në kryeqytet me qëllim që të marrë sa më shumë para nga buxheti, duhet të ndëshkohet!

Shpenzimet e udhëtimit mund t'i mbulohen eventualisht atyre deputeteve dhe deputetëve që për të arritur në Prishtinë u duhen më shumë se 60 minuta.

Në zanafillë ka qenë burrështetasi antik Perikleu, i cili ka vendosur që përfaqësuesve politikë t'u paguhen shtesa.

Ideja ka qenë që përmes këtyre shtesave t'u bëhet e mundshme edhe shtresave më të ulëta klasore që të merren me politikë.

Ideja e Perikleut është deformuar ngaherë, jo vetëm në Kosovë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco