Kompensimi i deputetëve dhe zyrtarëve të lartë

Kompensimi i deputetëve dhe zyrtarëve të lartë

Nga Seb Bytyçi - 04/02/2022

A do ta donit një situatë ku vetëm milionerët në Prishtinë merren me politikë? Besoj që jo.

Ka arsye të fortë për kompensimin e lartë të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

Përveç parandalimit të korrupsionit, është çështja e përfaqësimit klasor dhe regjional.

Prandaj duhet të kemi kujdes me këto ofensivat populiste për kompensime sa më të vogla.

Ndoshta në afatin e shkurtë mendojmë që e zgjodhëm një problem, mirëpo rezultati nuk do të jetë i mirë.

Sistemet ku ka kompensim të ulët për zyrtarët publikë e mundësojnë korrupsionin dhe e vështirësojnë pjesëmarrjen në politikë për shtresat e mesme dhe të varfëra, dhe ata jashtë kryeqytetit.

E ndjej si obligim ta bëj koment si studiues i institucioneve.

Nuk janë problem dhjetra, qindra apo mijëra euro kompensim i politikanëve, problem janë vendimet e gabuara që kushtojnë miliona e miliarda euro.

Konkretisht, sa i përket shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve, ato mund të kufizohen dhe të vërtetohen, por nuk ka nevojë të eliminohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco