Konserva turshish të përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës nëpër botë

Konserva turshish të përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës nëpër botë

Nga Nga Sali Kabashi - 02/02/2022

Albin Kurti duhet të flasë, jo vetëm të flasë por edhe t’i flasë seriozisht ministres më të rëndësihme të qeverisë së tij, Donika Gërvallës. Një rrugë e dy punë ai duhet të flasë edhe me veten dhe, një rrugë e dy punë, t’i flasë vetes e ta qortojë vetveten. 

Ambasadorë e funksionarë në ambasada, faqezi e faqezeza, ka pasë Kosova plot ç’prej shpalljes së pavarësisë e këndej. 

Ministria e Jashtme, ambasadat e Kosovës me konsulatat nëpër Evropë e botë, kanë qenë dhe,fatkeqësisht, me shumë pak ndryshime pozitive,edhe më tutje kanë mbetur të mbushura me njerëz të kualiteteve tepër të ulta profesionale e të dyshimta morale.

Kishte pritje, shpresa ka hala, se përfaqësimin katastrofal diplomatik i Kosovës me qeverinë e re do të fitojë në  cilësi e në depërtim.

Ku ta gjejë cilësinë e depërtueshmërinë? Te Lulzim Mjekun, ajvar-hajgarexhiun, ambasador në Arabinë Saudite? Apo me ambasador perturbatorin e përçarësin e përjetshëm të shqiptarëve në Slloveni, fanatikun Martin Berishaj, ambasador në Kroaci, i cili tërë karrierën e tij e ka kaluar duke vjedhur e sharë shqiptarë. 

Apo indolentin, servilin e pa burrni as pa kurrëfarë talenti, Agron (Surroi) Bajramin, ambasador në Belgjikë, e cila paraqet një nga vendet më të rëndësishme për veprimtari diplomatike në favor të Kosovës. Apo, apo ndoshta Ulpiana Lama, e cila pas kotësisë në ambasadën e Kosovës në Paris, shpërblehet me postin e të ngarkuarës me punë në Mbretërinë e Tajlandës. 

Këto janë disa nga dështimet e MPJ të Kosovës e të ministres së saj. Tepër shumë për një Donikë…

Albini e di se ambasadat kanë rol të jashtëzakonshëm në njohjen e Kosovës në botë. Presim seriozitetin e ministres Gërvalla dhe rigorozitetin e Albin Kurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco