Kultura e nivelit (të ulët) të masave (popular culture)

Kultura e nivelit (të ulët) të masave (popular culture)

Nga Zejnullah Jakupi - 01/02/2022

Mirëmëngjes, a fjetët  e  si jeni  gdhirë?!

Kultura e nivelit (të ulët) të masave (popular culture)

Më ka befasuar se si ky „profa“, qenka mësues i dëbët, qajti në TV, e inskenoi në mënyrë teatrale, i ka befasuar edhe profesionistët, mua po se po, më të njohur të medieve, madje edhe ato nga Public Relations se si arriti të bëhet fytyrë publike (brenda natës), të thirret në intervista në TV. Kjo është strategjia e vemendjes (Aufmerksamkeitstheorie).

Natyrisht se deputetja nuk është dashtë të merret me të në mënyrë personale, por edhe ai profa është me profesion që, de facto, mund t´i hyn në punë opinionit publik, dhe çdo gjest, pavarësisht se si ka teatruar, do binte në sy, sepse është mësues, edukon fëmijët e shoqërisë, dhe shpesh duhet të kemi kujdes në paraqitje në rrjetet sociale.

Pra,  po e bëjë një krahasim se si është kjo puna e kulturës së masave? Unë kam magjistruar në Berlin në publicistikë, media dhe kam ndjekur studimet postdiplomike, i kam ftuar mediet TV që të jem në intervista për tema të caktuara, por nuk e kam arritur ta fitoj vëmendjen e medieve, të asnjë televizioni se për KTV-në ose RTK-në, të mos flasim, siç e arriti ky ´prof´-a.

Edhe unë mund të bëjë video të tilla, por e di se mund të përqeshem, ky është pra çmimi dhe jo, si thuhet; edhe po kam qejf por nuk po më le nëna. Ky tipi, nuk po duket edhe si një prof, tamam, dorën në zemër, vlerësuar me paraqitjen në KTV. Por BRAVO i qoftë, arriti me një video te bëhet për dy ditë, tema e ditës, e pushtoi gjithë vëmendjen mediatike dhe të opinionit publik.

Ky është ai niveli i „kultures se masave“ për të cilën flasin teoreticientët e shkencave të komunikimit dhe shkencave kulturore. Unë për veten time, si profesionist që jam, as që isha marrë me këtë temë të nivelit bulevardesk fare.

Por ta themi se ndër ata faktorët e lajmeve që i jep shkenca është edhe ky faktori i të papriturës, i ekstravagandës, i seksizmit, i të jashtëzakonshmes që i shtyn gazetarët  e mediat e bulevardit , me shije te ulët, të botojnë, të emitojnë temat e tilla për të fituar shikues.... Ka një rregull në gazetarinë me shije të ulët: nuk bëhet lajm kur qeni e kafshon njeriun por kur e ndodhë e kundërta; kur njeriu e kafshon qenin.

´Profa´ ka vallëzue, nuk ka bërë diçka të keqe, dhe kaq. Pse të merresh me të…nuk po e kuptoj as deputeten por as televizionet si KTV-në. Nga ky debat do lind një metaforë e re (kornizë) Frame. Se herë kur do t´i themi dikujt, mos u bë si profa, të gjithë do ta thërrasin në mendje profën e Tik Tok-ut. Ju faleminderit per mirëkuptim.

PS: Vëmendja përkthet, është kapital human dhe mund të sjell pastaj kapitalin monetar. Mbi 2000 abonime ne Youtube, për çdo klikim fiton 4 cent.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco