Lulzim Paci, i dashuri im, kjo është për ty!

Lulzim Paci, i dashuri im, kjo është për ty!

Nga Gëzim Mekuli - 31/01/2022

Më shtatë Dhjetor të vitit 43 Cicero bartet nga skllavët i ulur në karrikën e tij.

Ai u thotë skllavëve të shpejtojnë drejtë bregdetit. Këtu Ciceron po e priste një anije që do e shpiente për në Makedoni. Cicero ishte në rrezik; Ai përmës fjalimeve të tij e kishte shpallur Marcus Antonius armik të shtetit, por tani Antonius është udhëheqës i shtetit dhe është në ndjekje të njeriut që përdorte fjalimet pompoze kundër tij.
Cicero u kap rob në bregdet, dhe e dinte se çdo gjë për të kishte marrë fund.

Fjala e tij e fundit kishte qenë: "Nuk ka drejtesi në atë që je duke e berë tani, o ushtar, por provo e më mbyt shpejtë e përgjithmonë."
Më pas Cicero zgjati qafën e kokës dhe shpata e mbrehtë e ushtarit e ndau kokën nga trupi i Ciceros; i preu duart nga trupi, duart të cilat kishin shkruar fjalimet madhështore kundër Antonius.

Thuhet se gruaja e Antoniusit, Fulvia, u përul dhe morri nga toka kokën e përgjakur të Ciceros dhe e pështyu me plot inat, ia nxorri gjuhën nga goja dhe me gjilpër të flokëve të saja, ia çpoi e ia çpoi e ja bëri gjuhën plot me bira-bira, me qëllim që ta heshtë njëherë e përgjithmone gjuhën e cila kishte artikulluar fjalimet më kritike e më goditëse kundër burrit të saj, Antonius.

Lulzim Paci, artisti im i nderuar,

Sa shumë na ndihmove Lulzim. Ja, na doli në sipërfaqe qelbi e qelbësira që po ngulfatë lirinë e shprehjes, qoftë artistike, qoftë poltike, qoftë atë edhe kombëtare.
Lulzim,

Fatkeqësisht shoqëria jonë, shumica e saj, ka mentalitet të shekullit të Antoniusit dhe të Ciceros. Mos u befaso: kafshët ulurisin.

Sikur të guxonin, këto kafshë të vitit 43, jo vetëm se do të përqeshnin, e do të godisnin me shuplaka, por këta hajvana e këto hajvanesha të vitit 43, do të prenin edhe koka e duar, do të çponin gjuhë e sy, sepse ka 3 dekada, Lulzim që nuk është vallëzuar, nuk është lexuar, nuk është punuar e nuk është diskutuar.

Pornografia është oksigjeni i tyre.., Prandaj kemi portale, gazetarë, televizione e analistë të llojit të tyre.P.s.: Kërkoj falje për mbështetjen me vonesë, Lulzim. Është mungesa e kohës, jo mungesa e vullnetit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco