Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

14:27, 22/07/2026

Gjatë takimit që zhvilloi me deputete e partisë së tij kreu i PD deklaroi se, “protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës”. “Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj”, tha kreu demokrat.

Berisha: Ndaj dhe në emër të PD dhe tuajin, përshëndes përzemërsisht ata dhjetëra mijëra shqiptarë të pamposhtur që vazhdojnë uraganin e lirisë dhe i ftoj demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre këtë protestë.

Të mbështesin me gjithë fuqinë e tyre, zero ndikim nga slogani i ekstremistëve të majtë apo opozitarëve të opozitës, Berisha në burg, opozitë e shitur.

Asnjë ndikim, zero.

Asnjë pengesë sepse ata që i thonë këto, ata kërkojnë me çdo kusht të bëjnë punën e Edi Ramës për protestën.

Ndaj dhe i përshëndes se i shoh çdo natë demokratët të palodhur, të pamposhtur.

Dhe përshëndes të gjithë protestuesit, por i ftoj edhe më shumë sepse po firmosin fundin e një sundimtari më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës.

Manovrat e tij janë të destinuara të dështojnë.

Me asgjë nuk mund të përçajë opozitarizmin shqiptar.

Ndaj miq, do bëni çdo gjë për të mobilizuar të gjithë mbështetësit dhe anëtarësinë tonë për ta mbështetur këtë protestë në mënyrën më të fuqishme.

E ka vendosur regjimin në agoni.

Nuk duhet në asnjë mënyrë, as në të mijtën e sekondës të harrojmë se çfarë kauze të drejtë mbron kjo protestë.

Dhe ne jemi forca politike e kauzave të drejta.

Në qoftë se sheh ADN-në e kësaj partie, në ADN-në e saj është e shkruar në genet e saj parti e kauzave të drejta.

Kështu që është kushtrim, është apel protesta kundër narkoshtetit, narkodiktatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco