Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, ka zhvilluar vizitë në vend.
Terras, është deklaruar për takimet që ka pasur në Prishtinë, si atë me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën e Bedri Hamzën, më të cilët, ka njoftuar ai, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE’së.
“Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Terras, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE, duke shtuar se anëtarësimi kërkon reforma.
“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim”, ka shkruar ai.
© SYRI.net