Përleshja e armatosur mes dajës dhe nipit: Zbulohet motivi i tentim vrasjes në Llap

Përleshja e armatosur mes dajës dhe nipit: Zbulohet motivi i tentim vrasjes në Llap

17:08, 02/07/2026

Pas raportimeve, është konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar i tyre.

Kjo ngjarje e rëndë, po hetohet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Klan Kosova mëson se tre nga të plagosurit janë: F. Zejnullahu ( rreth 36 vjeç), A. Xhemajli, dhe A.Islami (25 vjeç) dhe F.Zejnullahu.

“Të dhënat fillestare të hetimit tregojnë se në rast janë të përfshirë persona me lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë transmeton Klankosova.tv.

“Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco