Kurti dhe zyrtarët e LVV-së homazhe te varri i Arbënor Deharit në 12-vjetorin e vdekjes së tij

Kurti dhe zyrtarët e LVV-së homazhe te varri i Arbënor Deharit në 12-vjetorin e vdekjes së tij

13:05, 11/06/2026

Lëvizja Vetëvendosje e ka përkujtuar në 12 vjetorin e vdekjes, aktivistin e saj, Arbënor Dehari.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me sekretarin organizativ Alim Rama, ministra, zyrtarë të Lëvizjes dhe aktivistë, vizituan familjen Dehari, për të vazhduar më pas homazhet te varri i Arbënorit.

“Kujtimi për Arbënorin mbetet i gjallë dhe aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën dhe në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë. Arbënori na mësoi se idealizmi nuk është larg realitetit; përkundrazi, është forca që e ndryshon atë.Përjetësisht me ne, në zemrat dhe mendjet tona, Arbënor Dehari!”, thuhet njoftimin e LVV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco