Berisha mbërrin në Kuvend pas lajmit për heqjen e sanksioneve nga SHBA, shoqërohet nga Jorida Tabaku

12:09, 11/06/2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku po zhvillohet seanca parlamentare e së enjtes, pas komunikimit të lajmit për heqjen e sanksioneve ndaj tij dhe rikthimin e mundësisë për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i demokratëve duket i shoqëruar nga deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku.

Pas zbritjes nga automjeti, Berisha përshëndeti gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në hyrje u prit edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco