Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në shtatë komunat më të mëdha të vendit në zgjedhjet paralamentare të 7 qershorit sipas rezultateve preleminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
VV ka dalë e para në Prishtinë me 48.90 për qind të votave, duke lënë pas LDK-në me 24.44 për qind.
PDK renditet e treta me 19.05 për qind, kurse AAK e katërta me 5.13 për qind.

Edhe në Prizren, VV është parti e parë me 44.07 për qind të votave. E dyta renditet PDK me 22.12 për qind, e treta LDK me 12.51 për qind dhe AAK e katërta me 3.05 për qind të votave.

Edhe në Pejë, VV ka dalë e para me 42.73 për qind të votave, duke lënë pas LDK me 25.82 për qind, AAK renditet e treta me 15.17 për qind dhe e katërta PDK me 8.82 për qind.

Edhe në Gjakovë, VV është e para me 48.72 për qind të votave, duke lënë pas AAK me 27.49 për qind. E treta renditet LDK me 12.38 për qind dhe e katërta PDK me 6.97 për qind.

VV edhe në Gjilan ka dalë e para me 54.18 për qind të votave, duke lënë pas LDK-në me 22.04 për qind. E treta renditet PDK me 14.91 për qind dhe e katërta AAK me 3.22 për qind.

VV kryeson bindshëm edhe në Mitrovicë me 60.53 për qind të votave, duke lënë pas PDK-në me 26.02 për qind. E treta renditet LDK me 9.14 për qind dhe AAK me 1.78 për qind.

Bindhsëm parti e parë VV ka dalë edhe në Ferizaj, ku kryeson me 53.81 për qind të votave, duke lënë pas PDK-në me e 24.76 për qind. LDK renditet e treta me 14.82 për qind dhe AAK e katërta me 2.64 për qind.

© SYRI.net