Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, KQZ mban konferencë në “1 Tetori”
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Sipas tij, para fillimit të numërimit do të zhvillohet procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.
“Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, tha ai.
Elezi gjithashtu ka njoftuar se KQZ-ja do të mbajë një konferencë për media.
“Për fillimin e verfikimit/numërimit në të gjitha komunat dhe për të njoftuar për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, do të mbajmë konferencë për media në orën 16:30, në QKN “1 Tetori” në Prishtinë”.
Sipas Elezit, numërimi i votave të subjekteve politike në të gjitha vendvotimet, është përmbyllur të dielën në mbrëmje, më 7 qershor, dhe të gjitha materialet janë dorëzuar në Qendra Komunale të Numërimit.
© SYRI.net