Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Kos, në një postim në platformën sociale amerikane X ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet.
“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”
Kos ka theksuar se për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen dhe të arrijnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.
“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, u shpreh Kos.
Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim të intensifikimit të punës rreth integrimit evropian dhe Planit të Rritjes.
“Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes”, theksoi Kos.uar Kos.
Sipas numërimit të 99,40 për qind të votave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 42,92 për qind të votave. E dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,06 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 17,61 për qind.
© SYRI.net