Lista Serbe i ka fituar shumicën e dhjetë ulëseve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas analistit politik Blerim Vela, Lista Serbe i ka fituar nëntë mandate, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e ministrit në detyrë Nenad Rashiq ka fituar një mandat.
Dhjetë vende të tjera, sipas organizimit kushtetues të vendit, i përkasin komuniteteve joserbe.
Më së shumti ulëse nga komunitetet joserbe ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës.
Ajo ka siguruar dy ulëse në legjislaturën e re, ndërsa nga një ulëse i kanë fituar edhe koalicioni Vakat i Rasim Demirit, Unioni Socialdemokrat i Duda Baljes e Partia e Re Demokratike e ministrit në detyrë Elbert Krasniqi.
© SYRI.net