Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe maturi politike

Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe maturi politike

12:31, 08/06/2026

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish pas procesit zgjedhor.

Përmes një deklarate në Facebook, Abdixhiku fillimisht shprehu mirënjohje për vlerësimin e dhënë dhe për mundësinë ndaj tij dhe kandidates për presidente nga lista e kësaj partie, Vjosa Osmanit.

“Qytetarëve të Kosovës – mirënjohje për vlerësimin e dhënë dhe për mundësinë e dytë ndaj nesh. Nga dhjetori deri më sot nuk ka kaluar shumë kohë. Në çdo normalitet kohor, gjërat nuk do të ndryshonin kaq shpejt. As gjashtë muaj diferencë mes dy palë zgjedhjeve. Por për LDK-në, dhe vetëm LDK-në e askënd tjetër, ishte ndryshe. Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike me apetite e projekcione të errëta, drejt një stabiliteti të ri. Drejt rikthimit të besimit duke qenë të vërtetë dhe duke qenë vetja. Dhe kjo është pasuria më e madhe që kemi sot. Qëndrojmë si LDK me 20 mandate”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ai thekson se Kosova vazhdon të jetë në krizë ndaj ka nevojë për stabilitet, duke theksuar se LDK-ja, sipas tij, për të dytën h erë arriti të krijojë parakushte për balancë demokratike para kontrollit absolut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco