Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka ardhur reagimi nga ana e shefës për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social ”X” tha se udhëheqësit politikë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë.
Më tutje tha se Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin në rrugën evropiane të Kosovës.
© SYRI.net