Kryeziu-Hyseni sfidon Osmanin: Pse nuk tregon çfarë bisedove me Grenellin dhe Gjuriqin në tetor 2025?

Kryeziu-Hyseni sfidon Osmanin: Pse nuk tregon çfarë bisedove me Grenellin dhe Gjuriqin në tetor 2025?

11:50, 14/05/2026

Kandidatja e VV-së për deputete, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është kundërpërgjigjur ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila ka folur për takimet e fshehta të Albin Kurtit me Aleksander Vuçiqin.

Ajo ka bërë me dije se edhe Osmani kishte zhvilluar takime të fshehta me zyrtar të lartë serb.

Në profilin e saj në Facebook, ish-deputetja e VV-së i ka kërkuar Osmanit të jap sqarime për takimin e tetorit të vitit 2025 ku kishte marrë pjesë ministri i Jashtëm i Serbisë.

“Çka ka fol Kryeministri Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në Veri! Kishte me qenë mirë me na tregu çka fole ti me Grenellin e Gjuriqin në tetor 2025? Prej kujt u fshehe që nuk e bëre publike asnjë foto të atij takimi?”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco